Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

MASH është duke punuar në zgjidhjen për nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet

 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në seancën e sotme të 29-të informoi për vendosjen e Platformës kombëtare për mësim onlajn e cila që sot do të përdoret në procesin arsimor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Ademi ka informuar se është duke u punuar në zgjidhjen për nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tokë bujqësore.

Në pajtim me këtë Dekret, afatet të cilat janë përcaktuar në pajtim me ligjin për tokë bujqësore për sjelljen e vendimit për procedurat e filluara me grumbullimin e ofertave të cilat skadojnë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndalojnë së vazhduari gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe fillojnë të vlejnë nga fillimi pas skadimit të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

TË FUNDIT