Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social

Për shumicën prej nesh distancimi social dhe izolimi në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, nuk është aspak i lehtë.

Por, Instagrami ka gjetur zgjidhjen në mënyrë që orët tuaja të kalojnë më shpejt dhe më bukur. Tashmë kjo platformë sociale vjen me një opsion të ri i quajtur Co-Watching.

Tashmë kur të jeni në video-chat me miqtë tuaj në Instagram do të mund të shikoni të dy ‘feed’-in e njërit prej jush. Kjo vlen edhe për video-chatet e shumëfishta.

Praktikisht do të ndani me dikë apo me një grup miqsh gjatë videos atë çfarë ju apo personi tjëter ka në Instagramin e tij duke e bërë këtë eksperiencë edhe më argëtuese.

Me anë të Co-Watching ju do të mund të shihni postimet në feed që miku juaj i ka pëlqyer, ato që ka ruajtur dhe sugjerimet e vetë Instagramit.

TË FUNDIT