Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, është arrestuar 31-vjeçari nga Kondova e Shkupit, Policia i gjeti drogë

Mbrëmë  rreth orës 23 e 20 minuta, në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar-Kërçovë, tek rrugëkryqi i Zdunjës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.G. nga Këndova e Shkupit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,,Porshe” me targa të Prilepit me të cilën ka udhëtuar, është gjetur kokainë, njofton Gostivari Sot
I njëjti është mbajtur në Stacionin e policisë së Gostivarit, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.  Gostivari Sot

TË FUNDIT