Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

DAP nga nesër do të pranojë palë nga ora 08 deri në ora 14

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) prej nesër e vazhdon turnin e punës prej orës 8:00 deri në orën 14:00 për pranimin e palëve në drejtoritë , njësitë dhe sportelet rajonale, informojnë nga DAP.

“Arsye për këtë vendim të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në kushte kur vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak koronavirusit Kovid 19, është t’u dalë në ndihmë të gjithë tatimpaguesve të cilët janë më të prekur nga pasojat e koronavirusit dhe të cilëve u nevojitet vërtetim për tatime dhe kontribute të paguara, që do t’u shërbejë para Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga DAP.

Prej atje apelojnë që tatimpaguesit në vend të vijnë personalisht në Drejtorinë e Ardhurave Publike ta dorëzojnë kërkesën për dhënien e vërtetimit në linkun е-Даноци.

TË FUNDIT