Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Rruga Gostivar – Dibër do të pastrohet dhe mirëmbahet 24/7

Reshjet e borës që përfshin Maqedoninë e Veriut kanë bërë që në teren të dal dhe vet drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti. Ai bashkë me punëtorët e ndërmarrjes që drejton, sistematikisht po vazhdon të pastrojë dhe të bëjë që rruga Gostivar – Dibër të mbetet e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve me qëllim furnizimin e qytetit të Dibrës i cili është dhe në karantinë, informon Medial.mk

“Rrugët që shpijnë drejt Dibrës do të bëjmë të pamundurën që të mbeten të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, me qëllim që banorëve të atjeshëm të mund t’u ofrohet ndihmë në çfarë do aspekti. Ekipet e motorizuara të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë në terren 24/7 dhe do të asistojnë në çfarë do rasti që do ta kërkojë nevoja”, deklaroi Memeti

Sipas drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë” të gjitha autostradat e Maqedonisë së Veriut deri më tani janë të kalueshme dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndonjë rrugë të bllokuar edhe pse vendi është kapluar nga reshje intensive të borës.

TË FUNDIT