Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Ora policore, rruget e Gostivarit të boshatisura | FOTO

Dënimet e shqiptuara për personat që thyen rregullat e orës policore, duket që kanë disciplinuar qytetarët e Gostivarit. Nga fotografitë e realizuara në ora 22:00 në rruget e qytetit, nuk shihen asnjë lëvizje automjetesh dhe njerëzish, raporton Gostivari Sot 

Ajo që mund të shihet, është lëvizja e kohëpaskohshme e automjeteve të Policisë dhe lëvizja e kafshëve endacak.

Me qëllim mbrojtje më e madhe e qytetarëve nga përhapja e korona virusit, Qeveria ka sjellë vendim për masa shtesë për lëvizjen e qytetarëve.

Nga 22 marsi, me vendim / dekret të qeverisë, në vendin tonë po aplikohet orë policore.  Ora policore zbatohet nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Ndërsa sot, Qeveria ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e qytetarëve gjatë uikendit, gjegjësisht të shtunën dhe të dielën nga ora 16 e pasdites, deri në ora 05 e mëngjesit. Njëherit, ngelin në fuqi edhe vendimet e mëparshme të cilat po zbatohen që disa ditë. Gostivari Sot

 

TË FUNDIT