Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

MPB: 103 persona nuk kanë respektuar orën policore

Gjithsej 103 persona në të gjithë territorin e shtetit nuk e kanë respektuar masën e ndalesës për lëvizje në natën e datës 24 dhe mëngjesin e datës 25.

Bëhet fjalë për mosrespektim të orës policore në periudhën prej orës 21 deri në 05 të mëngjesit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se 63 prej tyre janë ndaluar në stacion policorë, 31 persona janë paralajmëruar dhe njëkohësisht kishte nëntë procesverbale në vendin e ngjarjes.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë theksuar poashtu se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 39 persona, të cilëve u është dhënë vendim për izolim dhe 111 qytetarë të cilët në pikat kufitare kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Janë bërë edhe 61 kontrolle në objekte hotelierike dhe objekte tjera dhe është gjetur vetëm një rast ku nuk janë respektuar rekomandimet e Qeverisë.

TË FUNDIT