Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Koronavirusi, së shpejti me terapi adekuate edhe në vendin tonë

Kombinimi i antibiotikëve hidroklorurit dhe azitromicinës, tashmë kanë rezultuar të efektshëm në shumë vende, në luftimin e virusit korona.

Ndërkohë kjo terapi do të fillojë të zbatohet edhe në vendin tonë. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili tha se kjo masë ishte aprovuar në mbledhjen e Komitetit të etikës të Agjencisë së Barnave – MALMED.

“Ky vendim do të filloj të zbatohet vetëm me rekomandim klinik dhe nuk do të praktikohet te të gjithë pacientët. Terapia do të zbatohet në spital dhe në shtëpi për personat e izoluar”, tha Filipçe.

TË FUNDIT