Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, ekipi mobil i Kryqit të Kuq për çdo ditë në shërbim të qytetarëve

Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Gostivar, përmes ekipit mobil të ngritur enkas për të ndihmuar qytetarë për shkak të koronavirusit, çdo ditë shërben me dhjetëra qytetar në brendi të qytetit dhe fshatrat përreth.

Ekipi bën furnizimin dhe distribuimin e produkteve të cilët janë të nevojshme, për personat që kërkojnë shërbimin e tyre, sizakonisht ata që ndodhen në izolim shtëpiak dhe të moshuarit të cilëve u rekomadohet të mos dalin pa nevojë dhe kanë kufizim të lëvizjes, pastaj personat me aftësi të kufizuar, persona të palëvizshëm dhe personat me invaliditet.

Merita Alili, sekretare e Kryqit të Kuq në Gostivar sqaron se ekipet e tyre bëjnë vetëm distibuimin, kurse harxhimet i mbulojnë vetë qytetarët.

Kryqi i Kuq, duke marrë parasysh situatën e krijuar në shtetin tonë si dhe rekomandimet nga ana e Qeverisë në lidhje me koranavirusin, dhe me qëllim për ti shmangur takimet në masë dhe në hapësirë të mbyllur, ka analuar ligjeratat për ndihmën e parë për shofer dhe të gjitha aktivitetet e tjera të planifikuara gjatë kësaj periudhe. Të njejtat do të realizohen pas tejkalimit të pandemisë.

Organizata komunale e Kryqit të Kuq Gostivar, thotë se derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme, do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gostivarit, Mavrovë – Rostushës si dhe Vrapçishtit, me qëllim realizimin e nevojave të tyre si furnizim për ushqim, produkte higjienike dhe barna.

TË FUNDIT