Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gjobë për banorin e Gostivarit, gjatë orës policore ka lëvizur me veturë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka dorëzuar propozimin për lëshimin e urdhrit penal kundër një person që ka lëvizur me automjet motorik në rrugët e Gostivarit pas orës 21:00 të datës 24 mars, gjatë periudhës kur lëvizja është e ndaluar.

I pandehuri, thonë nga Prokuroria e Gostivarit, nuk ka respektuar rregulloret dhe udhëzimet që përcaktojnë masa për parandalimin e koronavirusit gjatë epidemisë së rrezikshme COVID 19 dhe ka kryer veprën penale – Mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore në kohën e epidemisë së përmendur në nenin 206 paragrafi 1 të Kodi Penal.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar i ka sugjeruar gjykatës që të pandehurin ta dënojë me gjobë prej 100 gjobave ditore për kryerjen e veprës penale. Tv Globi

TË FUNDIT