Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Restriksione shtesë për lëvizje të të rinjve deri në moshën 18 vjeçare dhe më të moshuarit se 67 vjet

Prej sot lëvizja e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare ndalohet nga ora 21:00 deri në orën 12 të së nesërmes, ndërsa më të moshuar se 67 vjet nga ora 11:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm, ka vendosur kështu Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Kryeministri Oliver Spasovski ishte mysafir në V 24 dhe sqaroi se kjo do të thotë se të rinjtë deri në 18 vjet do të mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në orën 21:00, ndërsa më moshuar se 67 vjet nga ora 05:00 deri në orën 11:00.

Kjo është bërë që të përputhen këto dy grupe të të rriturve, të rinjtë si bartës të koronavirusit, ndërsa më të rriturit si kategori më e rrezikshme e qytetarëve, theksoi kryeministri Spasovski.

Spasovski informoi edhe se ora policore për të gjithë zhvendoset nga ora 21:00 deri në orën 05:00 në vend deri në orën 06:00, për shkak të turmave që u krijuan në transportin publik dhe për shkak të nevojës së qytetarëve për të arritur në vendet e punës në orët e mëngjesit.

Spasovski nuk përjashton edhe restriksione shtesë varësisht nga ajo se si do të jenë vlerësimet për zhvillimin e ngjarjeve dhe sa qytetarët do të jenë të disiplinuar në zbatimin e atyre të sjella deri më tani.

Sot në seancën e Shtabit të krizës paralajmërioi se do të shqyrtohet edhe mundësia për shfuqizim të plotë të transportit publik.

Qeveria mbrëmë solli edhe Dekret përmes të cilit qytetarët të cilët arrijnë në vendkalimet kufitare për hyrje në vend të transportohen deri tek karantinat shtetërore çdo ditë në orën 10:00 dhe në orën 20:00.

Nga Qeveria apelojnë deri tek qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë në vend t’i planifikojnë arritjet e tyre në vendkalimet kufitare menjëherë para orareve të theksuara me qëllim që të mos krijot turmë dhe pritje.

TË FUNDIT