Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Arrestohen dy banorë të Gostivarit, nuk respektuan orën policore

Është ora 22 e natës së dytë të orës policore. Qyteti është i zbrazur ndërsa 12 pikat e kontrollit janë aty për shkelje eventuale sikur kjo.

Raste të këtilla pati disa, por pjesa më e madhe e tyre, ishin me leje për qarkullim gjatë orës policore. Të punësuar në firma prodhimi në turnin e tretë apo të katërt.

Në kontroll të këtyre punkteve, ishte zv. ministri i brendshëm Agim Nuhiu dhe zv. drejtori i shtabit të krizës, Shefik Bajrami.

Gjatë kësaj natë pres respektim të nivelit edhe më të lartë të orës policore edhe nga policia por edhe nga qytetarët. Kompanitë private që do duhet të organizojnë punë në orët e mbrëmjes në ndërrimin e tretë dhe të katërt, punëdhënësit e ndërmarrjes do mund që t`iu japin leje punonjësve të caktuar duke e kaluar formularin tanimë të unifikuar në nivel shteti me memorandumin e kompanisë së tyre duke e vulosur e nënshkruar për emër dhe mbiemër konkret dhe do vlej personalisht për punëtorin që do duhet të lëviz përgjatë orës policore – deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i punës të brendshme.

Ndërsa për personat që kanë urgjenca, mjafton vetëm të lajmërohen në numrin 192 dhe të tregojnë për daljen e tyre, ndërsa duhet të deponojnë si dëshmi dokumentacionin e spitalit.

“Për realizim të planit për orën policore, konkretisht kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, është kyçur edhe Armata e Republikës së Maqedonisë, të cilës, siç kuptuam, nga sonte i janë dorëzuar disa objekte për t`i ruajtur në qytetin e Tetovës, me qëllim realizimin sa më të suksesshëm të orës policore, të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, por edhe të kufizimit maksimal të përhapjes së virusit korona, i cili ditëve të fundit po merr hovin në vendin tonë”.

Nata e mbrëmshme në Pollog ka kaluar kryesisht e qetë dhe ora policore është respektuar, përveç në dy raste në qytetin e Gostivarit, që cilët për pasojë shkeljen e kufizimit, janë privuar nga liria.

Bashkim Sulejmani – ALSAT

TË FUNDIT