Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

FTV: 3 persona nga Gostivari mbrëmë nuk e respektuan orën policore

Mbrëmë (22-mars) në periudhën prej ora 21 e 20 minuta deri ora 23.00, në rajonin e SPB Tetovë, janë zbuluar dhe privuar nga liria gjithsej 7 persons (TE-4 dhe GV-3) të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje të kufizuar, gjegjësishtë orën policore, të vendosur Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut, njofton FTV

“Në këtë periudhë në lokacione të ndryshme në Tetovë, Zhelinë dhe Gostivar janë privuar nga liria: 26-vjeçari Z.I. nga fshati Debresh i Gostivarit, 21- vjeçari A.J., 21-vjeçari D.R. dhe 24-vjeçari A.D. që të
tre nga Tetova, 32-vjeçari A.Z. nga Strimnica e Tetovës, 53-vjeçari E.M. nga Gostivari dhe 43- vjeçari R.A. nga Raveni i Gostivarit”, njoftuan nga Policia.

Shtatë personat janë mbajtur në Stacionet policore Tetovë dhe Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rasiti, do të përgaditen parashtresa
adekuate, për kryerje të veprës penale ,,mos- veprimi sipas urdhërave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV- së. FTV

TË FUNDIT