Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivarasit e presin orën policore në shtëpi

Gostivarasit e presin orën policore në shtëpi. Fotografitë e realizuara rreth orës 19 në pjesën qendrore të qytetit, shfaqin pamje të rrugëve të zbrazura, njofton Gostivari Sot 

Prej sonte fillon ora policore e cila për herë të parë vendoset në vendin tonë, ndërsa do të zgjasë nga ora 21 deri në 6 në mëngjes.

Gjatë natës qytetarët nuk guxojnë të lëvizin jashtë shtëpive të tyre, me qëllim mbrojtje maksimale nga përhapja e koronavirusit.

Ky vendim është sjellë vonë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë. Gostivari Sot 

TË FUNDIT