Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

19 persona nga Komuna e Vrapcishtit ne izolom shtepiak, kanë ardhur nga vendet e krizës

Në vazhdën e aktiviteteve preventive, Shtabi Lokal për Menxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit në përbërje të mjekut të përgjithshëm Muhamedali Hajredini (anëtar), nënpunësit Komunal Ibrahim Mamuti (anëtar), në bashkëpunim me Komandantin e stacionit policor Gallatë (anëtar) dhe në kordinim me Qendrën për Shëndet Publik dhe Policinë Kufitare u indentifikuan personat e ardhur nga zonat e rrezikut banorë të Komunës së Vrapçishtit.

Nga evidenca në fjalë sipas të dhënave rezultoi se në territorin e Komunës së Vrapçishtit ekzistonin 19 persona nga të cilët 5 nga f. Gradec, 2 nga f. Senakos, 5 nga f. Negotinë dhe 7 nga f. Kalishtë, të cilëve njëherit u është bërë vizit shtëpiake dhe çdonjërit një nga një u është sugjeruar dhe rekomanduar se duhet tu përmbahen rregullave të miratuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetsis së RMV edhe atë si në vijim:
1 Të qëndrojnë në izolim shtëpiak në interval kohor prej 14 ditësh
2 Të shmangin në maksimum kontaktet me familjarët e tyre
3 Të mos pranojnë dhe të mos shkojnë te të afërmit e tyre
4 Për blerje të produkteve ushqimore të dalë vetëm njëri nga anëtarët e familjes edhe atë me maskë dhe doreza
5 Për eventualitet e shfaqjes së simptomave të drejtohen në numrin e Qendrës për Shëndet Publik 076/365-161 dhe në numrin zyrtar të hapur të Shtabit Lokal Për Menaxhim me Kriza – 072/246-666 24orë
6 Të gjithë personave u është theksuar se për shkelje të rekomandimit të pikës 1 për të njejtit do të meren masa nga ana e Ministris së Punëve të Brendshme (dënim me burg).
SHËNDETI PUBLIK ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT, NGA NE NVARET!
Familja mbi të githa!

Shtabi Lokal për Menxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit
Kryetar
Isen Shabani

TË FUNDIT