U shënua 63-vjetori i lindjes dhe 30- vjetori i përjetësimit të heroit Naser Velu

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Mars, 2020 21:52

U shënua 63-vjetori i lindjes dhe 30- vjetori i përjetësimit të heroit Naser Velu

Në shënimin e 63-e vjetorit të lindjes dhe 30-të, vjetorit të përjetësimit të heroit Naser Velu, sot në vendlindjen e tij në fshatin Sërmovë, u organizua manifestim përkujtimor, njofton Gostivari Sot 

Kështu, manifestimi filloi nga shtëpia e heroit e cila ka shërbyer si bazë e LPK-UÇK-së, në fshatin e tij të lindjes e ku u vendos dhe shpalos pllaka përkujtimire, për të vijuar me homazhe te vend’prehja e tij.

Koordinatori i këtij Këshilli, veprimtari Fatmir Limani, gjatë fjalimi të tij potencoi që në periudhën e viteve 80 -ta ish sistemi jugosllav për të friksuar popullatën shqiptare dhe për të shmangur demonstratat solli vendime nga më qesharaket të asaj kohe.

“Shumë e nderuara bashkëshorte e heroit të kombit Naser Veliu, e cila flijoi rininë dhe jetën e saj, për t’i mbajtur të hapura dyerët e kullës Veliu, por edhe duke rritur, edukuar, arsimuar dhe frymëzuar me atdhetari djalin Lavdrimin dhe nipin Naserin e Ri. I nderuar si’vëlla Luan, i cili flijoi gjithçka nga vetja, për të ruajtur të pacënuara dinjitetin dhe vlerat familjare dhe atdhetare. Shumë e respektuara bashkëshorte e Luanit, e cila ruajte me kujdesin me të thellë, materialet dhe gjësendet që i shërbyen gjatë veprimtarisë Naser Veliut. Të respektuar shokë që na shoqëroni në këtë ditë të shpallur si e jashtëzakonshme në të gjithë botën, me të vetmin qëllim që të nderoni jetën dhe veprën e heroit të përjetësuar Naser Veliu.  Të nderuar të pranishëm në këtë shënim të 63-e vjetorit të lindjes dhe 30-të, vjetorit të përjetësimit të heroit Naser Velu. Në periudhën e viteve 80 -ta ish sistemi jugosllav për të friksuar popullatën shqiptare dhe për të shmangur demonstratat solli vendime nga më qesharaket të asaj kohe”, u shpreh Limani.

“Ndaloi me vendim të posaçëm lëvizjen dhe grumbullimin e me shumë se dy personave në grup. Kjo me të vetmen arsye që të parandalonte dhe t’u shtinte në palcë frikën të gjithë atyre që nuk ishin të përgaditur t’i përgjigjen dhe dalin zot kombit e atdheut në periudhat më të nevojshme të ekzistencës! Nëpër kufijtë vendosën masa të rrepta kontrolli, duke parandaluar në këtë mënyrë hyrjen në territorin e Kosovës dhe anasjelltas të gjithë shtetasve që nuk i takonin vendit përkatës! U mbyllën të gjitha shkollat, duke u pamundësuar në këtë mënyrë edukimin gjithësecilit në territorin e Kosovës! • Filluan helmimet e nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla … Këto dhe mijëra masa të tjera i ndërmerrte pushteti i atëhershëm me të vetmin qëllim që të ruhej qetësia e funksionarëve të kohës”, vijoi Limani.

Masat e këtilla, shtoi Limani, ishin të mirëseardhura edhe për servilët e pushtetit, hazërxhinjtë e kombit tonë, përtacët e kohës, frikacakët e dëshmuar…, dhe për të gjithë pjesën e shoqërisë, të cilës i konvenonte një status i këtillë….

“Çfarë ndodhte me veprimtarët në këtë kohë, të cilët ishin lindur me shpirtra revolucionarësh dhe nuk i ndalnin masat e rrepta, dhuna e ashpër që ushtrohej mbi ato, bashkë me shqiptimet e dënimeve drakonike… ?! Kalonim kufijtë ilegalisht, për të marrë pjesë në shënimet e përvjetorëve të Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Ylfete Humollit…, edhe pse rreziku ishte që të vritemi në kufi nga ushtarët që lëviznin nga karakolli në karakoll…, ose të prangoseshim dhe të dënohemi me burgje të rënda.., nga 5 e deri në 15 vite.. ! • Masat e sotme të COVID-19, janë më të zbutura se të atëhershmet sepse dënimet janë në para, burgim deri në një vit (pa ushtruar dhunë) ose izolim në një vend të caktuar, për 25 ditë me të gjitha të mirat e mundshme si: buk, ujë, lëngje, ushqime vitaminoze…etj”, vijoi ai.

“Me këtë rast më kujtohet koha e përcaktimit të mbajtjes së lV-të, të Mbledhjes së Përgjithshme të LPK-së, në Kodër të Diellit.., dhe momentet e kalimit të kufinjëve ilegalisht nga kuvendarët e përzgjedhur të kësaj ane… Veprimtari dhe rrugë, të cilën nuk kishte forcë, regjim dhe as ligj që e ndalonte…
Tani janë marrë masa parandaluese të lëvizjeve në grupe, por lëvizja individuale është e lirë. E lirë, por sërish për të përkushtuarit, të jasht’zakonshmit dhe të përbetuarit e atdheut ! Me këtë rast në këtë ditë të jasht’zakonshme na nderon me prezencë edhe Mirvan Bajrush Xhemaili, i cili i ka ngjarë babait, për nga vetia e besnikërisë dhe përkushtimit, drejt realizimit të amanetit të madh ! I nderuar Mirvan të ftoj, për një fjalë rasti dhe thirrjen, për një minutë heshtje në shenjë nderimi e respekti, për jetën dhe veprën e Heroit Naser Veliu”, u shpreh ai.

Në mars të vitit 1957, tha ai, në Sërmnovën tuaj e tonë, u lind i riu me zemër revolucionari Naser Veliu, i cili u rrit nga buka e gatuar me lotin e nënë-Xharies, që përkujdesej, për pesë fëmijët e mbetur jetimë.

“Nënë, e cila me djersën e argates në punë të rënda fizike, do të rrit’te dhe edukonte fëmijët në frymën e mikëpritjes, bujarisë dhe at’dhedashurisë. Naserit dhe Luanit u’a gatuante vitet e rinisë vuajtja, papasja dhe gurbeti i hershëm, për ti’u bërë krahë nënës së stërvuajtur. I bindur se shkollimi do t’i falte faqebardhësi, Naseri vijoi mësimet në vendlindjen e Tij, kohë kur edhe takoi shokët e parë, me të cilët më vonë do të krijonte celula të veprimtarisë ilegale. Varfëria e skajshme do t’i detyronte bashkë me Luanin që gjatë periudhës së pushimeve verore të angazhohen si punëtorë sezonal te dhëndëri (nga motra), vuajtje të cilat rëndë mund të përshkruhen, por që edhe s’duhet të rikujtohen”, vijoi Limani.

“Pasi që detyrimet ndaj familjes dhe atdheut sa vinin e shtoheshin, Naseri u detyrua të mërgojë në Gjermani, vend ku edhe do të takonte shokët e parë të veprimtarisë. Duke patur parasyshë organizimin e mërgatës së atëhershme në Klube Punëtorësh, fundëvitet 70-ta dhe fillim vitet e 80-ta, Naseri do të kishte fatin që të takonte vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Pishtarë, të cilët ishin të angazhuar që të bashkojnë të gjithë shqiptarët në një organizatë të vetme. Këtu edhe do të vazhdonte veprimtaria e Naserit, por tani’më si i strukturuar dhe organizuar në Lëvizje. Pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Luani do t’i krijonte mundësi pune në Zvicër, ku edhe do të vazhdonte veprimtarinë e Tij, në kuadër të Degës së atjeshme të Lëvizjes Popullore. Në këtë periudhë në Demonstrata, do të njihej edhe me veprimtaren Nurije Zekaj, e cila luante rol të rëndësishëm në karavanin e pajtimit të gjaqeve udhëhequr nga Anton Çeta, mision i cili ishte i rëndësishëm dhe vendimtar përpara se të fillonte lufta kundër pushtuesit sllavo-serb. Akt’veprime, të cilat ishin në shërbim të shmang’jes së vëlla-vrasjes dhe orjentimit të të gjitha forcave kundër armikut të përbashkët.
Gjatë kësaj kohe nga ana e Lëvizjes Popullore, do të angazhohej me detyra konkrete si: Propagandim dhe shpërndarje të njoftimeve, për informimin e mërgatës në lidhje me mbajtjen e tubimeve dhe demonstratave, të cilat ishin me karakter të sensibilizimit të faktorit të jashtëm për dhunën, gjenocidin dhe spastrimin etnik, i cili bëhej nga ana e pushtuesve sllav. Naseri bashkë me Nurijen do të merrnin edhe detyra plotësuese që kishin të bëjnë me sjelljen e materialeve propaganduese në Kosovë, Preshevë dhe viset e Iliridës. Ato njëkohësisht ishin nga të parët furnizues me armatime, për njësitet e hershme Guerile që operonin në vendlindje”, kujtoi Limani.

“Në periudhën e fundviteve 80-ta, kishin ndodhur edhe helmimet e nxënësve dhe studentëve në Kosovë. Me këtë rast Naseri dhe Nurija, pasi që kishin furnizuar me materiale propaganduese, Këshillin Popullor të rrethit të Kërçovës, përfaqësuar nga Lirim Uka, do të qëndronin për një periudhë në Kosovë në mënyrë që të mblidhnin materiale (video-inçizime), për helmimet e nxënësve dhe studentëve, të cilat Lëvizja Popullore i shfytëzonte si dëshmi në takimet me Ambasadat dhe Pëfaqësitë Diplomatike Ndërkombtare. Në këtë periudhë Naseri do të arrestohej, duke e mbajtur në hetime, për 48 orë rrjesht. Pasi lirohet nga paraburgimi, niset drejt Kosovës ku edhe merr materialet e grumbulluara, të cilat do të duhej t’i dorzonte te Dega e Lëvizjes, Jashta Vendit. Në rrugëtimin e përbashkët me Nurie Zekën në vendin e quajtur Llazarevë, në afërsi të Beligradit, do t’u organizohej pritë ku edhe u bë eleminimi i tyre.
Për këtë pjesë dhe akt do t’u sjellim dëshmi nga bashkëveprimtar, të cilët janë intervistuar, për realizimin e dokumentarin filmik, shfaqja e të cilit do të bëhet në Akademin Qëndrore, e cila do të Organizohet më 30 prill, 2020 në Prishtinë”, u shpreh Limani.

“Të nderuar pjesëmarrës, Në vitin 1990, do të përgjakej edhe njëherë prilli i lavdishëm, duke pushuar zemrat e dy veprimtarëve, të cilët ngjeshën me at’dhedashuri mijëra të rinjë, të cilët patën fatin të lexojnë revista dhe broshura të sjellura nga duarët e këtyre dhe shumë veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Materiale propaganduese, të cilat na gatuan dhe trasuan rrugën drejt veprimtarisë atdhetare, deri në aktin e shëndërrimit të Këshillave Popullor në Njësite Guerile. Lajmin, për këtë humbje të madhe e mora nga babai, i cili na bashkoi që të bëhemi pjesë e organizimit të kortezhit mortorë, të heroit të Kombit Naser Veliu ! Atëherë pata fatin që të dëgjoj dhe mësoj mbi veprimtarinë e heronjëve Naser Veliu dhe Nurije Zekaj, me të cilët Babai kishte mbajtur lidhje veprimtarie të fshehtë, dhe nga të cilët kohë pas kohe ishte furrnizuar dhe njëkohësisht kishin këmbyer materiale propaganduese… Pasuan ndryshime programore, por ndryshime edhe në struktura, pas mbledhjes së mbajtur në Ujëmir. Mbledhje, e cila në mbamendjen time, është e shënuar si e tradhëtuar nga disa shokë…. Në prill të vitit 1992, filluam me përgaditjet e sigurimit dhe organizimit të Mbledhjes Konsultative, e cila do të mbahej në Kollarë të Kërçovës, ku edhe u sollën dy rezoluta të rëndësishme me çka u vendos: të merren përsipër të gjitha aksionet guerile të organizuara nga anëtarët e Lëvizjes Popullore, dhe të krijohej grupi punues, i cili do të merrej me organizimin e mbledhjes së IV-të, të Përgjithshme që do të mbahej në korrik të vitit 1993 në Kodrën e Trimave- Prishtinë. Edhe kjo ngjarje në ditët e Prillit të Plagosur dhe të larë me gjakë, por këtë herë në vitin 1993, mbledhje në të cilën babë-Beqirit i’u ngarkua detyra: • PËRGJEGJËS I ROJES, PËR SIGURIMIN DHE MBARËVAJTJEN E MBLEDHJES KONSULTATIVE ! Përpara fillimit të këtij Kuvendi të rëndësishëm Babai, organizoi mbledhje me Këshillat Popullor, të cilët u ngarkuan me detyra të sigurimit, por edhe u hartua plani i pikave se; ku do të bëhej roja, si do të paralajmërohen të gjitha pikat e rojeve në rast të rënies në gjurmë nga ana e shërbimeve sekrete dhe policisë…, kush do të informonte kuvendarët, dhe cili do të ishte plani i tërhjekjes së tyre, në cilat drejtime do t’u sigurohej korridori, për tërhjekje të Delegatëve dhe në sa grupe do të ndaheshin pjesëmarrësit…, etj”, u shpreh ai.

“Të nderuar ! Me këtë rast do t’u shpalos edhe një informacion mbi rolin e kësaj kulle gjatë organizimit të mbledhjes së Kollarës. Njëri grup, në rast të rënies në gjurmë nga shërbimet, duhej t’i krijojmë korridor tërhjekje përmes rrugës së vjetër të trenit nga ana e Bukovikut, dhe të vendosej në këtë kullë si më e sigurta e përzgjedhur në atë kohë. Ndërkohë që grupit tjetër do t’i sigurohej tërhjekja në drejtim të “Dardhës” ! Të respektuar të pranishëm, kulla në të cilën bëjmë shpalosjen e Pllakës Përkujtimore mban vulën e shtëpisë që u bëri konak veprimtarëve dhe luftëtarëve, të cilët mbanin përgjegjësi organizative në kuadë të LPK-së dhe UÇK-së ! Me këtë rast dhe për fund të këtij fjalimi do të falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit për Organizimin e shënimit të 30-të vjetorit të rënies heroike të Naser Veliut dhe Nurie Zekës.
Mirënjohje, për të gjithë pjesëmarrësit në këtë shënim dhe nderim-përkujtim. Nder e respekt, për televizionet dhe të gjithë ato që lejnë gjurmë përmes foto – dokumentacioneve, të cilat do të jenë në shërbim të të rinjëve si material për të kujtuar pjesën më të lavdishme të histories së kombit tonë.
Le të mbetet i përjetshëm kujtimi, për të gjithë Dëshmorët e Kombit. LAVDI”, tha Limani.

Të dashur pjesëmarrës, tha ai, unë kam shkruar një poezi kushtuar heronjëve Naser dhe Nurie Zekaj, e cila është gjashtë strofë dhe në secilën prej tyre, përshkruhet nga një periudhë jete dhe veprie të heroit !
Atë do të ftoj që ta lexojë bija sepse nuk gjeja tjetër njeri që t’i besoja këto vargje të ndjeshme nga plagët dhe dhembja që na shkakëtuan humbjet gjatë kohës…

Pasoi recitimi nga ana e Besa Limani:

Përvëlim nëne !

Nata në votrën e kullës Veliu, bëri konak me varfërinë,
bora pupëlon pullazin e këmbë’zbathurve jetimë.
Me lot gatuante bukë misërnikeje nëna Xharijë,
për të ushqyer fëmijët si shqerra për’rreth që i rrijnë.

Naserin e burrnuan hallet dhe armiku që vatanin i pushtoi.
fati i gurbeqarit një ditë pamëshirshëm e kaploi.
Me mijëra mërgimtarë atdhetarin do ta shoqërojnë ,
Shokët në tubime Bashkimi do ta emërojnë.

Si flamurtarë me Nurien në demonstrata shtegëtonte,
varganin e Anton Qetës në pajtime-gjaqet e shoqëronte.
Përmes “Zërit të Kosovës” u bë kushtrim i rinisë,
dhe Pushka Amanet e mishëroi me arradhat e lirisë.

Prilli i plagosur papritmas buzëqeshjen na ngriu,
në maja-buzë lotin me drithërimë na m’piu.
E pritnim në arkivol me zemër të vrarë e mallëngji.
Naser Sërmnova i përjetësuari të na mbërrijë.

Dy rrugë pas vrasjes veprimtarëve kanuni u’la për fis,
të shuhemi deri në një ose të koritemi si burrat pa plis.
Mbi varrin e Naserit dorën vendosëm për betim,
Se s’lëshojmë pushkë nga dora deri në çlirim.

Sot, në këtë kullë ku Beqa lidhi besë,
se pa realizuar Amanetin as varri s’do ta tresë.
Zbulojmë si lapidarë pllakën që shpalos histori.
Naserit të Ri, i përkujtojmë gjakun e derdhur per liri.

Pas ngritjes së flamurit pranë shtëpisë së heriut, pasoi akti i zbulimit të Pllakës Përkujtimore, për të cilën u përcaktuan që ta zbulojnë; Nazmie Limani dhe Bashkëshortja e Naser Veliut, të shoqëruara nga;
Izet Fejzuli,  Luan Veliu, Osman Veliu, Ganimet Avni Elmazi,  Betim Ismail Memeti, Arsim Disha dhe
Halim Alili.

Pas zbulimit të pllakës u vizituan hapsirat e shtëpisë-muze, në të ciat ishin të eksponuara materiale dhe foto-dokumentacione me vlerë historike, për veprimtarinë e Naser Veliut dhe familjes së Tij ..

Me përmbylljen e programit në kullën e Familjes Veliu, vazhdoi aktiviteti te vend’prehja e heroit Naser Veliu, për një minut heshtje do të ftonte Arsim Disha, i cili edhe është rritur dhe burrnuar në organizime dhe shënime të këtilla ngjarjesh me vlera historike…

Ngritjen e flamurit në shtizën e vendosur te vend’prehja nga ana e Lavdim Naser Veliu, Ganimet Avni Elmazi dhe Betim Ismail Mehmeti.

Homazhet dhe nderim-përkujtimi te vend’përjetësia do të përmbyllej me vendosjen e luleve të freskëta te vend’prehja e Naser Veliut, Ismail Mehmetit dhe Avni Elmazi…

Ky organizim për nderim të Naser Veliut, i njohur me nofkën “Bashkimi”, kishte të planifikuar edhe akademi përkujtimore, por për shkak të virusit korona, ajo u  shty.

I përjetshëm kujtimi, për heronjtë Naser dhe Nurie Zekaj. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Mars, 2020 21:52