Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Korona mbyll gjithçka në Gostivar, punojnë vetëm marketet dhe barnatoret

Si masë për parandalimin e virusit korona nga sot punojnë vetëm barnatoret, super-marketet dhe ushqimoret, shkruan Gostivari Sot 

Me vendim të qeverisë, kafenetë, baret, restorante por edhe hapësirat e tjera ku mund të mblidhen njerëzit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të mbyllura gjatë gjithë kohës.

Qendra e Gostivarit ishte thuajse e zbrazur. Kafenetë ishin të mbyllura. Disa e shfrytëzonin ditën për të pastruar ose riparuar lokalet. Të mbyllura ishin edhe bastoret dhe kazinot.

Furrat e bukës dhe marketet janë të hapura. Gostivari Sot 

TË FUNDIT