Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Diaspora Sërmnovare: I përjetshëm qoftë kujtimi i deshmorit Naser Veliu

Në shënimin e 63-e vjetorit të lindjes dhe 30-të, vjetorit të përjetësimit të heroit Naser Velu, Shoqata e diasporës “Sërmnova”, ka kujtuar jetën dhe veprën e tij. 

“Dita e heroit ditë krenarie. Diaspora Sërmnovare kujtonë, respekton dhe çmonë lartë heroitë djemtë më të mirë që luftuan, punuan, sakrifikuan dhe flijuan jetët e tyre për kombë dhe atëdhe. Ne sotë nuk patëm mundësi të dërgojmë lule të freskëta mbi varret e tyre por përcjellim fjalë nga zemra LAVDI. DËSHMORËVE i përjetshëm qoftë kujtimi i deshmorit Naser Veliu. Me veprimtarinë e dëshmorit Naser Veliu të gjithë ndihemi krenar. LAVDI”, vijon telegrami.

Në mars të vitit 1957, tha ai, në Sërmnovën tuaj e tonë, u lind i riu me zemër revolucionari Naser Veliu, i cili u rrit nga buka e gatuar me lotin e nënë-Xharies, që përkujdesej, për pesë fëmijët e mbetur jetimë.

15 marsi është zgjedhur si datë pasi përkon me ditëlindjen e heroit Veliu, i cili në komplotin e përgatitur  në vitin 1990 nga shteti i atëhershëm jugosllav në një aksident të orkestruar nga UDB, humbën jetën së bashku me veprimtaren e çështjes kombëtare Nurije Zekaj nga Kosova. Gostivari Sot 

TË FUNDIT