Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Dezinfektohet disa institucione në Gostivar

Në vazhdën e aktiviteteve anti-virus, sot u krye dezinfektimi i gjithë objektit- selisë së Muftinise së BFI Gostivar me të gjitha rregullat që kërkohen, njofton Gostivari Sot 

“Tashmë edhe disa xhami kanë bërê dezinfektimin e këtillë. Njiherit Muftinia apelon që të vazhdojnë këshillat e xhamive të mbajnë nivelin e lartë higjienik dhe brenda mundësive të bëjnē dezinfektimin e duhur. Qoftë e kaluar kjo gjendje shqetësuese”, njoftuan nga BDF – Gostivar.

Po ashtu, sot u bë dezinfektimi i plotë i të gjitha hapësirave të godinës komunale. Njëkohësisht janë dezinfektuar edhe hapësirat e ndermarrjeve komunale.

“Kujtojmë se në dy netët e fundit bëhet pastrimi dhe larja e rrugëve kryesore të qytetit, ndërsa aksioni në fjalë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Komuna e Gostivarit, apelon edhe njëherë deri tek qytetarët që pa ndonjë nevojë të mos dalin nga shtëpia dhe tu përmbahen rekomandimeve të Organizatës Shëndetësore Botërore dhe institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Ndonëse nuk ka vend për panik, kujdesi duhet të jetë maksimal dhe të gjithë të kontribuojmë për shëndetin publik”, njoftuan nga Shërbimi për informim. Gostivari Sot 

TË FUNDIT