Taravari: Për më pak se dy muaj janë trajtuar 120 qen endacakë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 13:36

Taravari: Për më pak se dy muaj janë trajtuar 120 qen endacakë

Komuna e Gostivarit shënon rekord në trajtimin e qenve endacakë në vitin 2020. Për më pak se dy muaj janë trajtuar 120 qen endacakë, që nënkupton kapjen, vakcinimin, sterilizimin, vendosjen e çipit dhe transportin e tyre. Kështu bën të ditur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili thekson se qentë e trajtuar nuk paraqesin më rrezik për qytetarët, meqë të njëjtin nuk janë agresiv dhe njëherit nuk mund as të shumohen.

Nga ana tjetër, një pjesë e qenve të trajtuar përkujdesen në dy stacionarët ekzistuese, ndërsa planifikohet që edhe një objekt i ish kazermës në Banjicë të Poshtme të adaptohet për shelter qendër dhe me këtë të rritet kapaciteti për përkujdesje të qenve endacakë.
Njoftojmë se qentë e përkujdesur në qendrën shelter mund t’i adoptojnë qytetarët e interesuar dhe me këtë gjest edhe ata të fitojnë një shok besnik por edhe të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit m qentë endacak.

Komuna e Gostivarit thotë se është ndër komunat e rralla në vend që ka qendër shelter për qentë e pastrehë dhe avancon në luftën për zgjidhjen e këtij problemi, por se ky është një problem i cili nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel të komunës dhe kërkon strategji të përbashkët në nivel të rajonit të Pollogut por edhe të shtetit në përgjithësi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 13:36