Repari Infektiv në Gostivar shton kapacitetet për ballafaqim me virusin korona

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 15:36

Repari Infektiv në Gostivar shton kapacitetet për ballafaqim me virusin korona

Infektologu Memeti qetëson: Vendi ynë nuk ka epidemi nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik

Përhapja globale e Koronavirusit të njohur tashmë si Kovid 19, ka shqetësuar dukshëm dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Me tu bërë publik lajmi se gjatë ditës së djeshme u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Maqedoni, qytetarët e Gostivarit të alarmuar janë drejtuar drejt spitalit edhe për simptomat më të zakonshmë të gripit. Enes Memedi Infektolog në Repartin Infektiv pranë spitalit të Gostivarit “Ferid Murad” deklaron se në qytetin e Gostivarit nuk ka vend për panik nga përhapja e koronavirusit pasi Maqedonia e Veriut nuk është vend epidemik.

“Nuk është nevoja për gjithë këtë panikë. I bëj apel popullatës të mos ketë aspak frikë dhe mos krijohet panikë e rrejshme se tek në është përhapur KoronaVirusi. Ky virus është përhapur në vende epidemike, dhe ne nuk jemi vend epidemik, ne vetëm dyshojmë tek personat që vinë në vendin tonë nga shtete që tashmë vecse ka të infektuar më Koronavirus”, thotë infektologu Memeti.
Infektologu Memedi poashtu apelon deri tek të gjithë mjekët amë që të eduktojnë pacientët se nuk ka vend për shqetësim dhe të kontribojnë në tejkalim e situatës së krijuar nga paniku i panevojshëm.

“Apeloj poashtu mjekët amë që janë personat e parë që bien në kontakt me paacientë që kanë simptoma të gripit, që të edukojnë ata se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj panike të krijuar pa nevojë. Ne si repart jemi të përgaditur për ti bërë ballë edhe kësaj sfide në raste rreziku”, apelon infektologu Memeti.

Reparti Infektiv pranë spitalit të Gostivarit, është njëri nga tre repartet në Maqedoninë e Veriut I cili do të përkujdeset në rast të rritjes së të prekurve në vend i personave nga virusi korona. Nga aty thonë se janë të gatshëm për të përballuar situatën në raste rreziku. Ky repart, nga 3 shtretër të siguruar në fillim, tashmë ka rritur kapacitetin në 10 të tillë, të cilët janë të specializuar vetëm për rastet me Koronavirus.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 15:36