Policia me projekt: Mos u bën viktima e rrjeteve sociale- Surfo sigurtë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 09:18

Policia me projekt: Mos u bën viktima e rrjeteve sociale- Surfo sigurtë

Sektori për punë të brendshme Tetovë, ka filluar vme realizimin praktik të projektit të ri edukativo- preventiv ,, Mos u bën viktima e rrjeteve sociale-Surfo sigurtë “ bartës i të cilës është Njësiti për prevencion, raporton Gostivari Sot 

“Me këtë projekt, do të jenë të përfshirë rreth 3500 nxënës, të klasave të nënta nga të gjitha shkollat fillore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilët e ndjekin mësimin në mbi 200 paralele, ndërsa për  realizimin e këtij projekti, janë angazhuar njëzetë pjestarë të policisë, paraprakisht të trajnuar në
mënyrë profesionale”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Në korniza të këtij projektit, i cili planifikohet të zgjatë deri në fundë të muajit të ardhshëm, janë paraparë ligjërata të veçanta nëpër shkolla, në të
cilat nxënësve do t'ju sqarohet se si dhe me kë të komunikojnë nëpër rrjetet sociale, që ata të mos jenë të keqpërdorur, gjithashtu do të këshillohen, që të jenë maksimalisht të kujdesëshëm gjatë komunikimit.

“Krahas kësaj, nxënësve do tju bëhet me dije që, të mos dërgojnë fotografitë dhe videomaterialet e tyre personave të panjohur, gjëgjësisht jo në rastet kur të njëjtat kanë përmbajtje eksplicite apo përmbajtje tjera kontraverze. Nxënësit gjithashtu, do të paralajmrohen edhe për rreziqet e mundëshme nga video-lojrat me elemente të dhunshme, që detyrojnë në vetëlëndim, ose përmbajtje tjera të sjelljeve të dhunshme ose sjelljeve joshembullore”, thone nga Policia per Gostivari Sot

Qëllimi i projektit, është që nxënësit nga afër të janë të informuar për keqpërdorimet e mundshme, në rrjetet sociale dhe të vetëmbrohen në mënyrë
efikase. Kujtojmë që kohëve të fundit po shpeshtohen rastet e keqpërdorimeve në rrjetet sociale. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2020 09:18