Ulen nivelet e lumenjve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shkurt, 2020 12:15

Ulen nivelet e lumenjve

Nivelet e të gjitha lumenjve në vend janë nën mesatare për shkurtin, ndërsa rënie më të madhe të nivelit kanë lumenjtë Strumicë, në vendin matës afër Sushevës dhe Crnarekë afër Novacit, ku nivelet e lumenjve janë për katër, gjegjësisht për tre herë më të ulëta nga mesataret.

Sipas matjeve të fundit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), niveli i dy lumenjve është ulur dukshëm në krahasim me ditën e djeshme.

Ndërkaq, nivelet e liqeneve në vend janë të njëjta si dje, por tek Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Ohrit janë më të ulëta për 78, gjegjësisht për shtatë centimetra nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,91 metra më i lartë nge masatarja.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shkurt, 2020 12:15