Pengimi i sjelljeve të dhunshme dhe të pa hijshme nëpër garat sportive

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shkurt, 2020 12:27

Pengimi i sjelljeve të dhunshme dhe të pa hijshme nëpër garat sportive

Sektori për punë të brendshme Tetovë, gjatë kësaj jave ka filluar me më shum aktivitete preventive, me temën ,,Pengimi i sjelljeve të dhunshme dhe të pa hijshme nëpër garat sportive”, të cilat janë planifikuar që të realizohen me rreth 3000 nxënës, të viteve të katërta në të gjitha shkollat e mesme të rajonit që mbulon ky sektor.

Nëpër shkollat, vetëm se janë duke u mbajtur takime punuese, gjegjësishtë ligjerata në të cilat në
mënyrë interaktive marin pjesë edhe prindërit, psikologët dhe petagogët e shkollave.

Në këto takime debatohet për nevojën e sjelljeve fer të tifozëve, nëpër garat futbollistike dhe gara tjera
sportive, por edhe me implikimet ligjore, në rastë se inicohen apo marrin pjesë në dhunë, para gjatë dhe
pas mbarimit të garës sportive.

Në këto ligjerata theks i veçantë është përqëndruar në garën kualifikuese në mes të reprezentacionit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, e cila më datë 26-mars të këtij viti, do të
luhet në Shkup dhe kanë paralajmëruar pjesëmarje më shumë tifo grupe, mes të cilëve edhe grupe nga
rajoi i Tetovës dhe Gostivarit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shkurt, 2020 12:27