Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

K.F “Gostivari” nis gjysëm sezonin me pretendime për në Ligën e parë

Klubi Futbollistik “Gostivari”, pret me përgatitje maksimale dhe me 8 përforcime të reja gjysëm stinorin e dytë.

Skuadra aktualisht ka fond prej 25 lojtarësh dhe në katër neshjet e para, duke filluar të shtunën kundër “Kadinos”, premton fitore.

Ushtrimet intensive kanë fillluar që nga fillimi i muajt janar dhe vazhdojnë me të njejtën tempo edhe ditët e fundit para fillimit të këtij gjysëm stinori.

Beluli sqaron se në skuadër mbretëron atomsferë mjaftë pozitive dhe synimi është kryesimi i tabelës në Ligën e Dytë Preendim, aty ku garon Gostivari.

Kryetari i K.F “Gostivari”, Vlerim Iseni i bindur se këtë gjysëm stinorë, skuadra do të dominon çdo ndeshje.

Tetë pikët më poshtë se vendi i parë në tabelë, thotë ai, do të arrihen që në ndeshjet e para të merren dhe të vinë deri te kryesimi, minimum vendin e dytë ta mbajnë në tabelë.

Trajneri i Gostivarit, Biroll Topçiu prêt nga katër ndeshjet e para, të shtunën jashtë me Kadionon dhe tre ndeshjet në terren vendas kundër Labunishtit Vardarit të Forinës dhe Shkupit, minimum të rrëmjenë 10 pikë.

Në ndeshja e fundit kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror, Gostivari luajti baraz me Tikveshin, konkretisht të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Globi

TË FUNDIT