Ja emrat për deputetë nga dega e BDI-së në Gostivar, mes tyre edhe Nevzat Bejta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 00:13

Ja emrat për deputetë nga dega e BDI-së në Gostivar, mes tyre edhe Nevzat Bejta

Janë tetë propozime të dala nga dega e BDI në Gostivar, si kandidat për deputetë në zgjedhjet e 12 Prillit. Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur deri tek lista me emrat e nominuara nga Këshillat Vendore të degës së BDI në Gostivar. 

Nga lista e siguruar, vërehet një gërshetim mes gjeneratash, gjinishë dhe profesionesh. Në listën me propozime për kandidat të mundshëm ndodhen: Nevzat Bejta, Talat Xhaferi, Mirsada Emini – Asani, Hasim Deari, Saranda Imeri, Arta Bilalli Zendeli Vjollca Ademi dhe Imran Zhupani.

Ndryshe, kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës me të vetmën pikë të rendit të ditës, përpilimi i listës me kandidatët e mundshëm për deputetë për zgjedhjet e 12 Prillit.

Brenda javës që lamë pas, kryesia u takua dhe vendosi kriteret për nominim, pas çka, obligoi Këshillat Vendore të mbajnë mbledhje dhe të propozojnë deri tre emra për deputetë potencial. Të gjitha Këshillat Vendore gjatë ditës së shtunë mbajtën mbledhje dhe dorëzuan propozimet.

Në mbledhjen e së diellës Kryesia shqyrtoi propozimet dhe unanimisht miratoi listën që do t’i dorëzohet liderit të BDI, Ali Ahmeti.

Sipas statutit të partisë, lideri Ahmeti mban të drejtën e përzgjedhjes dhe përfshirjes së kandidatëve në listën partiake për deputetë.  FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 00:13