Drejtuesit e SP – Çegran në takime informuese me drejtuesit e bashkësive lokale Çegran, Forinë dhe Çajlë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 10:39

Drejtuesit e SP – Çegran në takime informuese me drejtuesit e bashkësive lokale Çegran, Forinë dhe Çajlë

Ritja e sigurisë së përgjithsme, rendi dhe siguria publike, mirëmbajtja e hapsirave publike, identifikimI i shkaqeve dhe faktorëve që rrezikojnë banorët, ndërtimi i strategjive të perbashkëta dhe indentifikim i përbashkët i problemeve me qëllim zgjidhjen e tyre, kanë qenë temat që drejtuesit e stacionit policor të Çrgranit, me në krye komandantin e këtij stacioni Mallzim Memedi, i kanë biseduar me drejtuesit e bashkësive lokale të Çegranit, Forinës dhe Çajlës, banorët e këtyre vendbanimeve, si dhe me prijësit fetar dhe gjithë aktorët e tjerë të organizimit të jetës publike.

Në bashkëbisedim e sipër nga ana e pjestarëve të policisë u vu në dukje nevoja e bashkëpunimit të qytetarve me policinë, sepse siç u tha pa bashkëpunimin e ndërsjellë problemet e vendbanimeve nuk zgjidhen. Në këtë drejtim është përmendur reduktimi i numrit të vjedhjeve që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimi të banorëve dhe policisë.

Sinan Elezi, kryetar i bashkësisë lokala të fsh. Çajlë, ka uruar këtë takim me shpresën që takime të njejta të organizohen në kontinuitet.

Gjatë këtyre takimeve u përmend edhe nevoja e senzibilizimit të opinionit në lidhje me mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike në fushat e sportit, keqpërdorimin e ujit gjatë sezonit te verës si dhe parkimin vend e pa vend të veturave.

Banorët u informuan edhe me masat ligjore kundrejt personave që hudhin mbeturina vend e pa vend dhe atyreve që nuk ruajn ambientin. Në fund u përmend edhe problemi i tregtimit me lëndë narkotike, keqpërdorimi i të rinjëve në këtë drejtim, me çka pjestarët e policisë apeluan banorët ta informojnë policinë për këto raste, me qëllim prevenimin dhe zgjidhjen e ketyre fenomeneve negative.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 10:39