Arrestohet dibrani që tentoi të dhunoj bashkëqytetaren

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 12:18

Arrestohet dibrani që tentoi të dhunoj bashkëqytetaren

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policorë-Dibër kanë privuar nga liria 33 vjeçarin B.D. nga Dibra i cili dyshohet se ka tentuar të dhunoj bashkëqytetaren e tij.

“Të shtunën rreth orës 22:00, MPB-ja ka privuar nga liria personin me iniciale B.D. 33 vjeç nga Dibra, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “tentim për dhunim”. Ai veprën e ka kryer në shtëpinë e një gruaje 42 vjeçe, banore e Dibrës”, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.

Sipas Dimovskit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shkurt, 2020 12:18