U mbajt trajnim për gazetarët për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:20

U mbajt trajnim për gazetarët për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra për Bazë të Përbashkët (CCG) gjatë vikendit realizoi trajnim për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për gazetarët nga mediat e ndryshme, njofton Gostivari Sot 

Duke u nisur nga fakti që roli i mediave është shumë i rëndësishëm për krijimin e opinionit publik, lidhur me problematikën e ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrës së parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm, trajnimi synonte pikërisht raportimin në media për këtë problematikë.

Gjatë trajnimit, ku pjesëmarrës ishin edhe gazetarë të Portalit Informativ Gostivari Sot, mes të tjerash u trajtuan temat:  Çfarë është ekstremizmi i dhunshëm? Konceptet dhe sfidat në nivel global dhe kombëtar, Modelet e Ekstremizmit të Dhunshëm, Studime të rasteve të radikalizimit të ekstremizmit të dhunshëm, emat dhe parimet e programeve të KEDh, duke përfshirë praktikat e mira në adresimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës, si dhe nevojat dhe problemet, teoria e ndryshimit, aktivitetet e projektit, monitorimi dhe vlerësimi, avokimi dhe rrjetëzimi.

Ky aktivitet u realizua në kornizë të projektit rajonal: “Komunitetet të parat: Krijimi i një ‘Qendre’ të
shoqërisë civile për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm” (Qendra) i
përkrahur financiarisht nga Unioni Evropian.

Projekti synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile (OShC) në Ballkanin Perëndimor (BP), duke përfshirë gratë, rininë dhe organizatat e bazuara në fe, që të bëhen më efektive dhe aktorë të përgjegjshëm, të rrisin kapacitetet për zbatimin e projekteve dhe dialogun me qeverisjen qendrore dhe lokale rreth parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Projekti zbatohet nga një konzorcium prej gjashtë OShC-ve nga Ballkani perëndimor: Forum MNE
(Mal i Zi), Hope and Homes for Children (Bosnjë dhe Hercegovinë), Partners Kosova – Qendra për
Menaxhimin e Konflikteve (Kosovë), Center for Common Ground (Maqedonia e Veriut), Qendra për
Nisma Ligjore Civile/ (Shqipëri) dhe Qendra kulturore DamaD (Serbi). Gostivari Sot 

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:20