Imran Zhupani, kandidat për deputet nga dega e BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:58

Imran Zhupani, kandidat për deputet nga dega e BDI në Gostivar

Gostivari Sot mëson që një nga emrat e propozuar nga dega e BDI në Gostivar, e që ka ardhur si nominim nga Këshillat Vendore, është edhe mjeku, Imran Zhupani, i cile vjen nga Malësia, respektivisht nga Sërmnova e Gostivarit 

Zhupani ushtron profesionin e stomatologut dhe është ndër themeluesit e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Ka qenë këshilltar komunal në komunën e Gostivarit. Është anëtar i Këshillit të përgjithshëm të BDI.

Ndryshe, Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës me të vetmën pikë të rendit të ditës, përpilimi i listës me kandidatët e mundshëm për deputetë për zgjedhjet e 12 Prillit.

Brenda javës që lamë pas, kryesia u takua dhe vendosi kriteret për nominim, pas çka, obligoi Këshillat Vendore të mbajnë mbledhje dhe të propozojnë deri tre emra për deputetë potencial. Të gjitha Këshillat Vendore gjatë ditës së shtunë mbajtën mbledhje dhe dorëzuan propozimet.

Në mbledhjen e së diellës Kryesia shqyrtoi propozimet dhe unanimisht miratoi listën që do t’i dorëzohet liderit të BDI, Ali Ahmeti.

Sipas statutit të partisë, lideri Ahmeti mban të drejtën e përzgjedhjes dhe përfshirjes së kandidatëve në listën partiake për deputetë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:58