Heq dorë nga kandidimi, edhe pse ishte më i votuari nga struktura partiake

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:31

Heq dorë nga kandidimi, edhe pse ishte më i votuari nga struktura partiake

Heq dorë nga kandidimi, edhe pse ishte më i votuara nga struktura partiake. Ky është sekretari i degës së BDI-së në Gostivar, Ylber Jusufi. Portali Gostivari Sot, mëson që Jusufi ka qenë kandidati më i përkrahur nga Këshillat Vendore të BDI-së në Gostivar, por që i njëti ka marrë vendim që të mos vazhdonte garën për deputet. 

Gostivari Sot mëson që vendimi i tij ka qenë i ndikuar nga vullneti i tij për tu dhënë hapësirë kuadrove të tjerqa partiake, dhe duke dashur të kontribon në konsolidimin e radhëve brenda partiake. Gostivari Sot mëson që edhe pse i dyti më i votuari, ka hequr dorë për kandidim për deputet edhe Kryetari i degës, Bashkim Hasani.

Ndryshe, Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës me të vetmën pikë të rendit të ditës, përpilimi i listës me kandidatët e mundshëm për deputetë për zgjedhjet e 12 Prillit.

Brenda javës që lamë pas, kryesia u takua dhe vendosi kriteret për nominim, pas çka, obligoi Këshillat Vendore të mbajnë mbledhje dhe të propozojnë deri tre emra për deputetë potencial. Të gjitha Këshillat Vendore gjatë ditës së shtunë mbajtën mbledhje dhe dorëzuan propozimet.

Në mbledhjen e së diellës Kryesia shqyrtoi propozimet dhe unanimisht miratoi listën që do t’i dorëzohet liderit, Ali Ahmeti.  Duhet theksuar që në listën e propozuar, 50 % i takojnë gjinisë femërore.

Sipas statutit të partisë, lideri Ahmeti mban të drejtën e përzgjedhjes dhe përfshirjes së kandidatëve në listën partiake për deputetë. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 22:31