Arta Bilalli – Zendeli, Saranda Imeri dhe Hasim Deari, tre emra për deputet nga BDI – Gostivar  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 23:29

Arta Bilalli – Zendeli, Saranda Imeri dhe Hasim Deari, tre emra për deputet nga BDI – Gostivar  

Deri tani, Gostivari Sot ka arritur të mëson pesë emra për kandidat të mundshëm për deputet nga radhët e BDI në Gostivar. Siç raportuam më herët, krahas mjekut Imran Zhupani dhe mësimdhënëses, Vjollca Ademi, Gostivari Sot mëson që në listën e dërguar tek lideri i BDI, Ali Ahmeti ndodhen edhe dy profesorë universitar dhe një soliste e mirënjohur e këngës shqipe. 

Gostivari Sot mëson që në listë ndodhet profesoresha Arta Bilalli Zendeli, profesoresha, Saranda Imeri, si dhe profesor Hasim Deari.

Ndryshe, Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës me të vetmën pikë të rendit të ditës, përpilimi i listës me kandidatët e mundshëm për deputetë për zgjedhjet e 12 Prillit.

Brenda javës që lamë pas, kryesia u takua dhe vendosi kriteret për nominim, pas çka, obligoi Këshillat Vendore të mbajnë mbledhje dhe të propozojnë deri tre emra për deputetë potencial. Të gjitha Këshillat Vendore gjatë ditës së shtunë mbajtën mbledhje dhe dorëzuan propozimet.

Në mbledhjen e së diellës Kryesia shqyrtoi propozimet dhe unanimisht miratoi listën që do t’i dorëzohet liderit të BDI, Ali Ahmeti.

Sipas statutit të partisë, lideri Ahmeti mban të drejtën e përzgjedhjes dhe përfshirjes së kandidatëve në listën partiake për deputetë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shkurt, 2020 23:29