Problemi me pasaportat, 1.178 qytetarë të Gostivarit janë në pritje të këtij dokumenti

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 13:57

Problemi me pasaportat, 1.178 qytetarë të Gostivarit janë në pritje të këtij dokumenti

1.178 qytetarë të Gostivarit janë në pritje të pasaportave të tyre. Ky numër është krijuar që nga momenti i krijimit të problemit me pasaportat. Një pjesë e tyre janë mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta të reja pasi të vjetrit u kanë skaduar. Ata lejohen të fotografohen, por kur do të pajisen me dokumentin, konkretisht pasaportat, ende nuk dihet kur do tu arrinë.

Vetëm këtë javë me dhjetëra ankesa kanë mbëri vetëm në redaksinë e TV Globit nga mërgimtarët të cilët ankohen se askush nuk u jep përgjigje se çfarë do të ndodh dhe kur ata do të kenë në duart e tyre pasaportat për t’u kthyer sërish në vendet perendimore ku ndodhen me punë të përkohshme. Thonë se pos rrezikut për të humbur vendin e punës, u humbin edhe fëmijët nga procesi mësimorë. Ata apelojnë problemi të zgjidhet sa më parë ose dikush t’u japë përgjigje se kur do të pajisen me pasaporta.

Tv Globi sqarim kërkoi nga MPB. Nga aty thonë se Ministria e Brendshme dje me vendim të Ministrit Naqe Çulev ka ngritur Komisioni i cili, për shkak të numrit të kufizuar të formularëve të dokumenteve të udhëtimit, pas kriteriumeve të kostatuara vendos se cilat kërkresa të qytetarëve janë urgjente dhe të pakthyeshme që të procesuohen me procedurë të shpejtë me qëllim nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit.

“Duke pasur parasysh sa më sipër, ne informojmë qytetarët se kërkesat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, të mbështetur nga dokumentacioni përkatës, duhet të dorëzohen në njësitë rajonale të Departamentit të Çështjeve Civile, duke treguar se këto janë Kërkesa urgjente për dokumente të udhëtimit të cilat janë në kompetencë të Komisionit. Kërkesat duhet të përfshijnë një numër telefoni të aplikantit. Gjithashtu informojmë opinionin se më 19.02.2020, Komisioni mbajti mbledhjen e tij të parë ku u shqyrtuan gjithsej 77 kërkesa të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë, rezervë kanë mbetur rreth 3 mijë ekzemplarë. Ministri Çulev tha se rastet për shërbime mjekësore, viza pune, studime dhe gara sportive nuk kanë nevojë të aplikojnë me procedurë të shpejtë, por vetëm të dorëzojnë dokumente relevante për urgjencën e udhëtimit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 13:57