Përfaqësues nga Banka Botërore vizituan kompaninë “MEGAMETAL 2018” në SHMTK

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 10:11

Përfaqësues nga Banka Botërore vizituan kompaninë “MEGAMETAL 2018” në SHMTK

Përfaqësues nga Banka Botërore kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike Komunale në Gostivar, për të parë nga afër se si po realizohet puna në kompaninë “MEGAMETAL 2018”.

Përfaqësuesit u pritën nga drejtori i shkollës Besir Saliu, zv.drejtori Mirosllav Jovanovski dhe ndihmës drejtori per mesim praktik, njëherit koordinator i kompanisë “MEGAMETAL 2018”, Ekrem Miftari.

Të ftuarit vizituan zyrat dhe kmpaninë, poashtu zhvilluan bashkëbisedim me nxënësit dhe profesorët. Përfaqësuesit nga Banka Botërore u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë, duke u shprehur se donacioni i tyre për arkitekturë që i bënë Shkollës së Mesme Teknike Komunale i’a ka vlejtur, përderisa shohin se shumë projekte po realizohen me sukses dhe përkushtim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 10:11