Muftinia e BFI Gostivar mbajti mbledhjen e parë në këtë vit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 19:43

Muftinia e BFI Gostivar mbajti mbledhjen e parë në këtë vit

Në prezencë të Reisul Ulemasë i BFI e RMV Haxhi Sulejman ef. Rexhepit, sot Muftinia e BFI Gostivar mbajti mbledhjen e parë në këtë vit, ku detajisht u analizua puna një vjeçare e Muftinisë. Mbledhjen e udhëheqi Muftiu H.

Shaqir ef. Fetahu dhe në fillim përshëndeti prezencën e Reisul Ulemasë duke shprehur falenderimet dhe mirënjohjet për përkrahjen që i jep Muftinisë në çdo kohë dhe situatë dhe më pastaj pasi që e hapi mbledhjen referentët e Muftinisë raportuan në detaje për të gjitha aktivitetet që u realizuan gjatë vitit 2019. Në të gjitha sferat u treguan rezultate të duhura si për nga aspekti i aktiviteteve fetare, poashtu edhe nga aspekti finansiar. Në fund Reisul Ulema bëri një vlerësim mbi të gjitha aktivitetet e niveleve të ndryshme si dhe informoi për rrjedhat fetare në nivel të BFI e RMV. Në këtë mbledhje u miratua edhe buxheti për vitin 2020.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 19:43