Dje në Gostivar ka patur tre sulme fizike ndaj po aq personave

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 13:10

Dje në Gostivar ka patur tre sulme fizike ndaj po aq personave

Dje në Gostivar ka patur tre sulme fizike ndaj po aq personave. Kështu,  në ora 12 e 30 minuta, 17-vjeçari nga Gostivari, në prezencë të nënës së tij, në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 09.00, gjatë pushimit të gjatë në shkollë, tek bregu i lumit Vardar në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një nxënës nga fshati Vrapçisht, i cili mëson në një shkollë tjetër e mesme e Gostivari.

Në ndërkohë, të enjten në ora 16.00, 36-vjeçarja N.S. nga fshati Balindoll i Gostivarit, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 12 e 40 minuta, djali i saj bashk me dy shokët e tij, duke shkuar për në Shkollën fillore në Gostivar, e kanë ndaluar dhe sulmuar fizikisht disa nxënës nga një shkollë e mesme e Gostivarit. Gjatë sulmit, ata kanë përdorur edhe mjete të forta.

Po ashtu, dje  në ora 13.00, 48-vjeçari M.B. nga fshati Çajle e Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se në objektin hotelerik në fshat, ka qene i sulmuar fizikisht nga bashkfshatari i tij 42-vjeçari J.B, trasmeton Gostivari Sot

Sipas Policisë, i denoncuari J.B. është thirur në Stacionin policorë Çegran dhe rasti është duke u zbardhur. Gostivari Sot  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shkurt, 2020 13:10