Lëvizja Besa takim me banorët e Çegranit dhe Forinës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 23:45

Lëvizja Besa takim me banorët e Çegranit dhe Forinës

Lëvizja BESA ka bërë të ditur se sot ka vazhduar me aktivitete intenzive në teren duke u takuar me aktivistët dhe qytetarët, për të bashkëbiseduar për situatën aktuale në vend.

Lëvizja BESA ka pasur rastin të realizojë takime me aktivistët dhe banorët e disa vendbanimeve, ndër to edhe me banorët e Çegranit.

Gjatë këtyre takimeve ka qenë prezent edhe lideri i partisë z. Bilall Kasami i cili para të pranishmëve foli për vlerat e larta dhe mirëqenien që po e synon Lëvizja BESA.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 23:45