Kallzime penale për 32 persona nga Gostivari për tregti ilegale me lëndë narkotike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 17:00

Kallzime penale për 32 persona nga Gostivari për tregti ilegale me lëndë narkotike

Për më pak se katër muaj në Gostivar për tregti ilegale me lëndë narkotike janë lëshuar kallzime penale për 32 persona.

“Nga muaji nëntori i vitit 2019-të e deri më sot në territorin e Gostivarit janë shënura 25 raste për keqpërdorim të lënëve narkotike ose tregti ilegale me lëndë narkotike. Për të gjitha rastet, janë lëshuar 25 kallzime penale për 32 persona deri te Gjykata Themelore e Gostivarit”, deklaron për Tv Globi, zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Zëdhënësi Rexhepi njofton se kontrollet e përforcuara nga ana e policisë për prodhim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, vazhdojnë me intensitet të lartë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 17:00