BDI – Gostivar, fillon procedura për nominimin e kandidatëve për deputetë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 23:37

BDI – Gostivar, fillon procedura për nominimin e kandidatëve për deputetë

Me rekomandim të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti, kryesia e degës së BDI-së në Gostivar mbajti mbledhje konsultative rreth nominimit të kandidatëve për deputetë nga Gostivari dhe rrethina për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 Prillit, njoftuan nga BDI – dega në Gostivar. 

Kryetari i degës, Bashkim Hasani, fillimisht njoftoi kryesinë me vendimin e liderit Ahmeti për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Propozimet do të dalin nga baza, respektivisht Këshillat Vendore. Në një debat tejet konstruktiv, krahas kritereve të parapara në statutin e partisë, anëtarët e Kryesisë në mënyrë unanime vendosën edhe kriteret e veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve”, vijon kumtesa.

Pasi që të mbahen mbledhje të kryesive në të gjitha Këshillat Vendore dhe pasi të jetë krijuar lista me kandidatë e mundshëm për deputetë, do të mblidhet kryesia e degës dhe do të përpilon listën me kandidatët e nominuar konform kritereve të paracaktuara dhe do të dërgohet në selinë e partisë. Në bazë të statutit partiak, mbetet e drejtë ekskluzive e liderit Ahmeti, që ta thotë fjalën e fundit.

Kryetari Hasani, nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit adekuat të gjinisë femrore në përpilimin e listës së kandidatëve, duke mos lënë anësh edhe përfaqësimin e gjeneratës së re, respektivisht Forumit Rinor të partisë.

“Është kjo fryma e re e nominimit të kandidatëve për deputetë nga radhët e BDI, duke i dhëna hapësirën e vendimarrjes strukturës partiake duke filluar nga baza, respektivisht Këshillat Vendore. Për të qenë procesi transparent deri në fund, për propozimin e kandidatëve Këshillat Vendore do të paraqesin procesverbale nga mbledhjet e mbajtura, me nënshkrimet e anëtarëve të kryesisë”, përfundon kumtesa.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 23:37