Autoambulancë të re për Spitalin e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 12:28

Autoambulancë të re për Spitalin e Gostivarit

Drejtori Dr.Jakup Jakupi pas takimeve të shumta që pati me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetsisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë sot më datë 20.02.2020 ariti të sigurojë një AUTO AMBULANCË për transportin e pacientëve spitalorë e cila kapë vlerën e reth 1.500.000 den (25.000 euro).

Gjithashtu ju rikujtojmë se në muajin Prill 2018 nga organizata joqeveritare Tika aritëm të sigurojmë edhe dy AUTO AMBULANCA të modelit më të ri të pajisura për mbrenda me një aparaturë mjeksore tepër moderne.

Nga ana e Drejtorit çelsat e AUTO AMBULACËS ju dorëzuan udhëheqësit të parkut vozitës z.Nijazi Sulejmanit dhe në të njejtën kohë të punsuarve (vozitësve) ju dëshiroj shumë suksese në punë dhe vlersoi lartë punën e palodhshme që bëjnë në çdo kohë në shërbim të pacientëve.

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Shkurt, 2020 12:28