Shfaqet sërish skandali me thirrjet telefonike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shkurt, 2020 12:58

Shfaqet sërish skandali me thirrjet telefonike

Shumë qytetarë kanë parashtruar ankesa deri tek redaksia e televizionit TV2 në lidhje me thirrje nga numra prej vendeve të huaja.

Qytetarët të frikësuar nga përvojat e mëhershme dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi dhe se do të duhen të paguajnë fatura të larta.

Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881. Ata thonë se kanë kontaktuar operatorët mobil në Maqedoninë e Veriut nga ku kanë marrë përgjigje se numrat ne fjale do te bllokohen.

Të gjithë ata qëytetarë që kanë marrë telefonata të këtilla duhet ti paraqesin në operatorët mobil ,numrat nga të cilat janë kontaktuar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shkurt, 2020 12:58