Arrestim në Gostivar, Policia identifikon vjedhësin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shkurt, 2020 12:08

Arrestim në Gostivar, Policia identifikon vjedhësin

Dje në ora 14 e 30 minuta, në rrugën ,,Nikolla Parapunov” në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendëshme-Gostivar, e kanë privuar nga liria 48-vjeçarin I.B. nga fshati Raven i Gostivarit, për shkak të dyshimeve se të njëjtën ditë rreth orës 10.00, ka kryre vjedhje në rrugën ,,Pançe Popovski” në afërsi të tregut të madh në Gostivar, transmeton Gostivari Sot 

“I dyshuari I.B. nga një vaturë e parkuar e tipit ,,Ford Tranzit”, ka vjedhur para  duke i’u kërcënuar me mjet të mprehtë 18-vjeçarit M.H. nga Shkupi, i cili ka qëndruar në veturë dhe më pas me biçikletën e tij është larguar nga vendi i ngjarjes”, njoftuan nga Policia e Gostivarit

Është kryer inspektimi, kurse i dyshuari I.B. është mbajtur në Stacionin policorë-Gostivar dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, me ç’rast kundër tij do të pasoj parashtresë adekuate.  Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shkurt, 2020 12:08