Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Kuvendi para shpërbërjes, RMV po shkon drejt zgjedhjeve

Kuvendi sot i miratoi Ligjet për Prokurorinë Publike dhe ndryshimet e Ligjeve për Këshillin e prokurorëve publik dhe për mbrojtje. E filluan edhe seancën e 137-të, në të cilën duhet të shpërbëhej kuvendi, po ajo u ndërpre dhe do të vazhdojë pasi paraprakisht të mbahet seanca e 131-të.

Seanca e 135-të në të cilën duhej të votohej për ligjet e PP-së dhe për ndryshimet e ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, filloi me vonesë prej një ore e gjysmë. Atmosfera gjatë miratimit të Ligjit për Prokurori publike ishte e tensionuar. Në fillim të seancës ku ligji së pari ishte vendosur në votim, 74 deputetë kanë qenë “pro”, ndërsa 32 “kundër”, por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e anuloi votimin pasi më parë Liljana Popovska në mënyrë procedurale ka kërkuar fjalë dhe se një pjesë e deputetëve reaguan se votimi nuk u është evidentuar. Pas kësaj përsëri ligji u vendosur në votim dhe ka kaluar me 80 vota “pro” dhe gjashtë “kundër” në çka ka reaguar koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski duke kërkuar nga Xhaferi që të anulojë votimin e dytë.

“Është e turpshme këtë që e bëni. Kriminelë. U kërkova në mënyrë procedurale derisa kishte fjalim kolegu Ferid Muhiq dhe këtë ju e anashkaluat. Nuk keni të drejtë të ftoni në votim individual. Kërkoj që të thoni se votimi është i pasuksesshëm. Gjithçka tjetër që bëni është shkelje e Kushtetutës”, ka thënë Micevski duke kërkuar një orë pauzë.

Xhaferi dha pauzë, ndërsa VMRO-DPMNE mbajti pres konferencë në të cilën e quajti të paligjshme edhe kriminele miratimin e Ligjit për Prokurori publike dhe kërkoi qe presidenti, Stevo Pendaravski të mos e nënshkruajë. Micevski, i cili foli në pres konferencë tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë vetëm në seancën për shpërbërjen e Parlamentit.

Kuvendi vazhdoi me punë pas seancën se 135-të dhe e miratoi Ligjin për Prokurori publike, ndërsa menjëherë pas kësaj e vazhdoi seancën e 123-të, në të cilën u miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje. Në këto dy seanca, VMRO-DPMNE, siç paralajmëroi, nuk mori pjesë. Në mënyrë procedurale për fjalë para votimit të ndryshimeve për Ligjin për mbrojtje u paraqit Nola Ismajloska-Starova nga Partia e pavarur parlamentare e VMRO-DPMNE-së për t’i rikujtuar deputetët e VMRO-DPMNE-së se kjo zgjidhje është thelbësore dhe se me këtë shteti do t’i respektojë standardet e NATO-s. Ju bëri thirrje gjithashtu edhe atyre shtatë deputetëve nga VMRO-DPMNE që votuan për shërbimin në ushtri, të mos jenë hipokritë dhe ta mbështesin Ligjin.

Deputetët e opozitës u kthyen në sallën plenare kur filloi seanca e 137-të, për shpërbërjen e Kuvendit e cila shpejtë u ndërpre. Kryeparlamentari Xhaferi shpjegoi se seanca është ndërprerë me kërkesë të koordinatorëve të grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së të mbahet seanca e 131-të dhe të miratohen ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ligji për të dhëna personale dhe ndryshimi i Ligjit të Inspektoratit për përdorim të gjuhëve.

TË FUNDIT