Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

52 vite nga vrrasja e atdhetarit, Sefer Selimi

Bashkohuni për liri,
të luftojmë me pushkë,
bashkohuni për drejtësi
borgjezisë ti japim grusht!

(Sefer Selimi)

Me rastin e 52 vjetorit të ndarjes nga jeta e poetit, atdhetarit Sefer Selimi

Shqiptari e ka dashur kurdoherë lirinë, barabar me jetën e vet.

Kush ishte Sefer Selimi?

Pishtar i viteve 1955-1968

Në gjirin e popullit liridashës e patriot, lindi dhe u rrit njëri prej figurave të shquara Sefer Selimi. Ishte dhe do të mbetet në mesin e shumë dëshmorëve që flijuan jetën për të mirën e popullit. Krijoi dhe la gjurmë në letërsinë shqiptare për ta kujtuar brezat.

Sefer Selimi,lindi më 1935 në fshatin Reçan të Gostivarit,shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Gostivar. Në vitin 1963, diplomohet në Fakultetin filologjik të Prishtinës.

Në mungesë të kuadrit arsimor në moshën rinore gjatë viteve 1950-60, punësohet mësues. Ishte arsimdashës i flaktë ,iu përkushtua punës me vrull të madh. Edhepse në atë kohë kushtet për punë ishin të vështira sidomos në fshatrat malore: Padalisht,Tërnovë, Sërmnovë dhe Balindoll,por morali dhe dashuria ndaj arsimit nuk ia ndalën hovin. Mësuesi i urtë dhe i dashur si për nxënësit ashtu edhe për banorët e fshatrave ishte i mirëseardhur ,kishte një përkrahje morale nga banorët e këtyre fshatrave. Nxënësit janë ata të cilët edhe sot kujtojnë, dhe krenohen me mëuesin që kishin.
Jeta e tij shënon një rrugë të shkurtër prej një njeriu shumë të ndershëm,fort të emocionuar, dhe prej një patrioti të kulluar , i cili mbi fatin e jetës së vet vurri ate të popullit, siç shkruan Murat Isaku, në vështrimin e bërë së veprën e autorit në fjalë.

Patrioti i shquar punoi disa vite në Gjimnazin e Gostivarit, përveç obligimeve si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, zhvilloi një sërë aktivitetesh duke e përgatitur dramën e Myrtezan Pejzës
“Buçitje Malesh”(Nuk martohemme pare), tema e së cilës ishte mesazh i kohës dhe mjaft aktuale në ato vite. Rolin kryesor e interpretuan vajzat e gjimnazit të cilat ishin të pakta që ndjekshin shkollimin.
Gjendja ekonomike dhe në veçanti ajo politike e popullatës shqiptare e viteve të 60’ ishte e vështirë, padrejtësitë që i bëheshin popullatës shqiptare, poeti i ndjente në shpirtë,ata peshuan mbi supet e Seferit. Zhurma e maqinës së shkrimit nuk pushonte deri në orët e vona të natës, ku Seferi , publikoi dhe botoi mjaft shkrime.
Aktiviteti dhe puna e profesorit nuk përfundoi me kaq.
I punësuar si sekretar i Lidhjes Socialiste në Komunën e Gostivarit,nxjerri në dritë mjaft padrejtësira që u bëheshin shqiptarëve.Gjithnonë i ballafaquar me palën maqedone,.
Ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe ku Seferi si korrespodent i rregullt ,raportoi dhe publikoi më shumë se 100 shkrime vetëm në vitin 1965,do t’i veçojmë disa nga ata:Në Komunën e Gostivar, do të ndërtohen ndërtesa të reja shkollore,Flaka e vëllazërimit, 20.o4.1965 faq.9, Nga aktiviteti i Keshillit komunal LSPPM në Gostivar (Në 2 vazhdime) Flaka e vëllazërimit 13.5.1965 faq.3,Lidhja socialiste tribunë e vërtetë e qytetarëve për (Xhelal Lushin),Flaka e vëllazërimit,16.o5.1965 faq.3,-Fjalën e kanë deputetët e rij të Gostivarit”, Flaka e vëllazërimit, 27.4.1965 faq.9,-Gostivari-komunë, që ka përprarue dhe prërparon me hapa të medhaja, Flaka e vëllazërimit 10 Maj 1965, faq.4,Zhvillimi ekonomik ndikoi në ndërrimin e srukturës sociale të komunës,Flaka e vëllazërimit,20 Qrshor 1965,faq.3-Shëndetit i kushtohet kujdes me i madh,Flaka e vëllazërimit, 1965, 22.05.1965,faq .5
-Zhvillimi ma i gjallë i jetës kulturore argëtuese,Flaka e vëllazerimit, 13 Maj 1965 faq.4-Aktiviteti i gjithanshem dhe masovik
/Ruzhdi Musliu/Flaka e vëllazërimit, 18 .06.1965 f.5
-Përpjekjet më të mëdha për eliminimin e disa të metave Flaka e vëllazërimit, 26 qershor 1965 faq.2 . edhe shumë shkrime të tjera.
Dora tradhtare zhduki një intelektual shqiptar,një punëtor shoqëror të palodhur.Për herë të parë në vitet e 60’ Sefer Selimi,publikoi përmbledhjen me vjersha për të vegjëlit “Të lutem nanë më trego” që la gjurmë në letërsinë shqiptare,siç shkruan kritiku letrar Ali Aliu,Seferi ishte gjithnjë në ballë të fuqisë intelektuale më progresive të qytezës së vet, të shoqërisë sonë”.(Flaka e vëllazërimit “,Shkup,18.2.1968, faq.2.
Kontributi i Sefer Selimit në fushën e folkloristikës
Edhepse Seferi, kishte një jetë mjaft të shkurt vendin qendror në krijimtarinë e tij e zë pa fjalë pjesa folklorike që vjeli gjatë jetës së tij. Materiali folklorik që gjendeshte në popull ishte i paprekur.Grumbulloi dhe dorëzoi lirikë popullore të vjelur në mesin e farefisit të ngusht.
Muzeu Krahinor i Prishtines , në Buletinin e vitit 1956-1965, botoi folklor nga viset e ndryshme të shqiptarëve,ku u përfshin disa këngë të rrethit të Gostivarit, shënuar nga Sefer Selimi.Pjesa tjetër e folklorit u botua në revistën shkencore Gjurmime Albanologjike nr.1/1962 dhe nr.2/1965,( materiale folklorike të popujve tjerë të përcjelluna me studime, në revistën Jeta e re, që nga themelimi i saj, në vitin 1949-65.Na bën kureshtarë studimi i Shefqet Pllanës,ku ndër të tjerat shkruan:… “Kesaj here po ndalemi vetëm rreth një shembulli, që meriton vëmendje në folkloristikën tonë, e që nuk është e veçueme ndër ne. Fjala është për mesuesin Sefer Selimin, i lindur në fshatin Reçan dhe jeton në Gostivar, i cili ka shënuar këngë autentike nga krahina e Gostivarit, Jehona, faq. 98-122,mbyllim citatin. Folkloristi na bën të ditur se në të ardhmen duhet gjurmuar se ku gjendet ky material folklorik.
Por,mbi të gjitha Sefer Selimi,si shkrimtar, intelektual,arsimdashës ,ai ishte dashamirë i çështjes kombëtare shqiptare, si patriot i ndershëm që dëshironte një Shqipëri të fortë dhe të zhvilluar, dhe si politikani i matur i këtyre viteve të kaluara në komunizëm, ishte aktor i pa zëvendësueshëm i përafrimit të forcave politike në vend dhe përkrahës i bashkimit kombëtarë,i cili arriti të bëhej ndër politikanët e rrallë të kombit për të cilin kishin respekt të gjithë shqiptarët.

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani

TË FUNDIT