Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Sqarim në lidhje me fushën e patinazhit në Gostivar

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se një periudhë të caktuar kohore, fusha e patinazhit nuk ka qenë në funksion për të vetmen arsye kushtet atmosferike.

Në fakt, fushat e patinazhit janë të projektuara që të mund të jenë funksionale vetëm kur temperaturat maksimale ditore sillen nën 8 gradë Celzius. Për fatin tonë të mirë ose të keq, temperatura të tilla gjatë këtij dimri kemi pasur shumë pak ditë, dhe në ato pak ditë kjo fushë jo vetëm që ka qenë funksionale por edhe atë e kanë shfrytëzuar shumë të rinj dhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Sa i përket akuzave të pabaza të degës së BDI-së në Gostivar, kinse janë zhdukur patinat me të cilat Agjencia për Rini dhe Sport e ka furnizuar Sallën Sportive në Gostivar, ua bëjmë me dije edhe atyre edhe secilit që shpreh dyshimin më të vogël se ato gjenden në mjediset e sallës sportive dhe se kush të dojë mund të vërtetohet në këtë (fotografitë që mund t’i shihni janë bërë gajtë ditës së sotme). Po ashtu, akuza se patinazhi nuk vihet në përdorim që të shfrytëzohet për parkim të automjeteve, lëre që është e pavërtetë por është edhe tejet e palogjikshme sepse sipërfaqja që zen patinazhi, pavarësisht është në funksion ose jo, s’do mend se nuk mund të shfrytëzohet për parkim.

Ndryshe, asnjë prej tetë fushave të patinazhit në qytetet tjera të Maqedonisë nuk ka qenë në funksion gjatë ditëve të ngrohta, ku njëra prej tyre në vetëm 25 kilometra larg, në Tetovë, nuk është shfrytëzuar për asnjë çast, ndërsa kjo komunë udhëhiqet pikërisht nga një ndër kuadrot më të ekspozuara të partisë e cila akuzon pa bazë – BDI.

Megjithatë, bazuar në parashikimet e sinoptikëve, prej ditës së mërkurë do të ulen temperaturat dhe shpresojmë se të gjithë ata që e adhurojnë dimrin dhe duan të argëtohen në kushte dimri, do të kenë rasti që të bëjnë patinazh në këtë fushë, e cila nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është e gatshme për tu rivënë në funksion.

Shërbimi për informim

TË FUNDIT