Autostrada Tetovë – Gostivar është rruga më e frekuentuar në vend

Nëntë nga dhjetë rrugët më të frekuentuara në vitin 2019 në vend janë ndërtuar në profil të autostradës, kurse më së shumti automjete vitin e kaluar janë regjistruar në autostradën Tetovë – Gostivar. Komunikacioni ditor mesatar vjetor (KDMV) është një nga indikatorët kryesor; në vendet e zhvilluara për miratim të vendimeve për investime në rrugë të reja ose për rekonstruktim dhe mbindërtim të infrastrukturës ekzistuese, shkruan Meta.mk.

Sipas të dhënave të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, KDMV në autostradën Tetovë – Gostivar vitin e kaluar ka qenë 16.300 automjete. Menjëherë pas tij vijojnë akset e autostradave në hyrjet lindore në Shkup: Hipodrom-Kadino-Petrovec me 15.887 dhe Milladinovci-Hipodrom me 15.836 mesatarisht në ditë. Njëkohësisht, autostradat Shkup – Tetovë, Milladinovc – Kumanovë, Petrovec – Veles dhe qarkorja e Shkupit edhe vitin e kaluar kanë mbetur lartë në listën e rrugëve me frekuencën më të madhe të automjeteve.

Untitled

Vlen të theksohet fakti që një aks rrugor vitin e kaluar ka qenë i stërngarkuar me komunikacion, megjithëse nuk bëhet fjalë për trase që është ndërtuar në nivel të autostradës. Bëhet fjalë për rrugën Strumicë – Dabilë – Novo Sello, që në vitin 2019 ka pasur KDMV prej 12.297 automjete.

Përkundër kësaj, shifrat e NP për rrugë shtetërore tregojnë që në disa projekte në të cilat është investuar në periudhën e kaluar nuk ka pasur frekuencë të mjaftueshme të automjeteve nëpërmjet të cilës do të ishte “shpaguar” investimi. Kështu, në autostradën Milladinovci – Shtip, në segmentin nga nyja Milladonovc deri në nyjen Kadrifakovë, vitin e kaluar numëruesit automatik kanë regjistruar KDMV prej 6.421 automjete. Në rrugën Stracin – Kriva Pallankë, ku për momentin është duke u ndërtuar ekspres rruga e re prej në Rankovcë deri në Kriva Pallankë, në vitin 2019 është matur KDMV prej vetëm 2.808 automjete.

Krahas asaj që paraqet indikator gjatë përcaktimit të investimeve të ardhshme në infrastrukturën rrugore, matja e frekuencës me numërues automatik e jep numrin e përgjithshëm të automjeteve që kalojnë rrugë të caktuara, kurse me atë edhe mundësinë që të identifikohet afati në të cilin do të ishin kthyer mjetet e investuara gjatë ndërtimit të ndonjë aksi të ri në të cilin do të arkëtohej taksa rrugore