Autostrada Gostivar – Tetovë, kujdes “syri” i radarit u vëzhgon | FOTO LAJM

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shkurt, 2020 16:28

Autostrada Gostivar – Tetovë, kujdes “syri” i radarit u vëzhgon | FOTO LAJM

E shtuna duket dhe e diela duket që janë mjaft me interes për organet e rendit përgjatë autostradës Shkup – Tetovë, dhe Tetovë – Gostivar.

Frekuentimi i madh për në vendet turistike, Mavrovë, Kodra e Diellit, por edhe Struga e Ohri, duket që po e bëjnë dimanike punën e Policisë.

Tek ura e fshatit Kamjan, në autostradën Gostivar – Tetovë, nga fotot e dërguara në redaksinë e Gostivari Sot, duket e vendosur radari dhe një pjesëtar i Policisë, i cili vëzhgon qarkullimin e automjeteve.

Nëse e tejkaloni shpejtësinë, Patrulla e parë Policore do tu ndal dhe me foto – dëshmi do të ua shqipton dënimin.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shkurt, 2020 16:28