Nxënësit e Medresesë së Shkupit mysafirë në Muftininë e Gostivarit

Sot në teritorin e Muftinisë së Gostivarit për vizitë qëndruan nxënësit e SHMI “Medreseja Isa Beu”- Shkup të cilët realizuan programin e miratuar nga Krytari i BFI e RMV Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepit në realizim të Drejrorisë së Medresesë drejtuar nga Drejtori Prof Ibrahim ef Idrizi, nën udhëheqjen e Prof Muharem Lokit.

Nxënësit i priti Muftiu i Muftinisë së BFI Gostivar, Prof Shaqir ef Fetahu i cili e përshëndeti programin në fjalë dhe shprehi mirënjohhe të veçantë per punën e Medresesë në përgjithësi.

Nxënësit menjiherë sipas programit të hartuar nga Muftinia u shpërndandë disa xhami, në veçanti ne ato të qytetit, te cilët në mënyren mê te bukuur realizuan ligjëratat e xhumasë, disa hutbet e disa kryen detyrën e muezinit. E gjith kjo pati jehonë të madhe dhe mbollën freski dhe emocione te thella tek xhematlinjtë. Muftinia në shenjë respekti ju shtroi një drekë modeste.