Shtetasi nga Çeçenia i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka dhënë Urdhër për hetim kundër një personi nga Republika e Çeçenisë, Federata e Rusisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar për shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga nenin 215 paragrafi 1 të Kodit Penal”.

“35 vjeçari i dyshuar, nga një person deri më tani i panjohur, ka blerë një sasi lëndë narkotike – marihuanë, të cilën e ka mbajtur te një dhomë në një hotel në Gostivar me qëllim shitjen e së njejtës. Gjatë kontrollit të të dyhsuarit me datë 10 shkurt 2020 i është gjetur rreth 15 gramë marihuanë e paketuar në qese najlloni”, njoftojnë nga prokuroria.

Prokurori kompetent publik nga gjykatësi me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar ka dorëzuar Propozim për përcaktim të masës – paraburgim për të dyshuarin, për shkak të rrezikut për ikje, si dhe mundësisë për përsëritje të veprës dhe ndikim te dëshmitarët