Në Gostivar evidentohen 10.211 persona të papunë

Hynë në fuqi ndryshimet ligjore përmes së cilave të rinjtë deri në moshën 23 vjeçare që do të hynë në marrëdhënie pune, pos pages te punëdhënësi do të suvnecionohen nga shteti deri nëntë muaj me nga tre mijë denarë. Hisan Amzai – përgjegjësi i Agjencionit për Punësim në Gostivar, sqaron se përmes kësaj mase qeveritare do të përfshihen 4 mijë persona në nivel të shtetit.

Në fuqi është edhe masa për personat e papunë dei në moshë 34 vjeç për punë praktike deri në tre muaj, ku shteti i subvencionon me nga 150 në muaj.

Nga dita e nesërme në fuqi hynë edhe masa për vetëpunësim me mjete të pakthyeshme deri në 10 mijë euro me të cilat mjete, aplikuesit duhet të themelojë ndërmarrje të re. Përmes kësaj mase vitin e kaluar në Gostivar kanë nisur me punë 80 ndërmarrje të reja.

Vitin e kaluar nga masat qeveritare në Gostivar janë punësuar 350 persona. Aktualisht në Agjencionin për Punësim në Gostivar evidentohen 10.211 persona të papunë, prej të cilëve 6.722 janë kërkues aktiv të punës.